Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë një tjetër letër nga Ministria e Jashtme për autorizimin për t’i hapur rrugë dhënies së Plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë.
Letra është dërguar paraditen e kësaj të mërkure nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ndërkohë, po sot në Presidencë është zhvilluar edhe një takim 60-minutësh mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.
Takimi ishte hermetik dhe nuk u dha asnjë informacion për mediat.
Letra e dytë nga Ministria e Jashtme vjen pasi më herët Ditmir Bushati kishte deklaruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara nga Presidenti, pasi refuzoi fillimisht të japë autorizimin.