Deputetja e LSI: Ja mesazhi që i çova Edi Ramës

Shqipëria

Deputetja e LSI: Ja mesazhi që i çova Edi Ramës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:35
Nora Malaj

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj tha mbrëmjen e sotme se e kishte paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama për kaosin që do të pasonte mungesa e akteve nënligjore për arsimin e lartë.

Në studion e Oranews, Malaj tha se “dhe tani që ne kaluam në opozitë, i kam çuar një mesazh kryeministrit dhe i kam thënë se nëse nuk sjell aktet nënligjore, brenda muajit shtator universiteti do të shkojë në kolaps dhe do të kesh një situatë të paprecedentë. Nuk është puna tek akti nënligjor por tek filozofia e ligjit”.

“As autonomi, as pseudonomi, as kompetencë, as raport për të krijuar valencë. Ardhja e një agjencie që nxjerr ca situata dhe mbaroi. Sot që flasim ne, institucioni i arsimit publik i ka mbaruar akreditimi i lëndëve”, tha Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat