‘Korça nën pushtetin e grabitjeve’, detajet e krimit të mbrëmshëm: Nuk dal…

Shqipëria

‘Korça nën pushtetin e grabitjeve’, detajet e krimit të mbrëmshëm: Nuk dal…

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:29
Krimi në Korçë

Një tjetër grabitje me armë ndodhi dje ne mbrëmje në periferi të qytetit të Korçës.

Persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan një çift dhe më pas i grabitën automjetin dhe telefonat celulare.

Duke përfituar nga errësira, autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Pronari i makinës ka deklaruar ne polici se ishin 3 persona të maskuar, të cilët i kërkuan të dilte nga makina.

24-vjeçari si fillim nuk ka pranuar pasi ishte i shoqëruar me një vajze, por me pas është detyruar nen kërcënimin e armeve.

Maskat kanë marrë mjetin dhe dy telefona celularë, por më pas i kanë hedhur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Muajt e fundit ne Korçe janë shënuar shume raste te vjedhjeve dhe grabitjeve me arme e maska, por deri me sot nuk ka asnjë te arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat