Zbardhet vendimi, ja pse u ndërpre vettingu për Adriatik Llallën

Shqipëria

Zbardhet vendimi, ja pse u ndërpre vettingu për Adriatik Llallën

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:37
Adriatik Llalla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Vendimi i cili vjen pasi Llalla deklaroi se nuk do të merrte një post në Gjykatën e Apelit, mban firmën e tre anëtarëve të trupës gjykuese, Roland Ilia kryesues si dhe Pamela Qirko dhe Olsi Komici anëtarë.

Ne vendimin e arsyetuar thuhet se vettingu per Llallen u nderpre per shkak se ai hoqi dore per te marre postin ne Apel.

“Nderprerja e procesit te rivleresimit per shkak te doreheqjes se subjektit te rivleresimit sjell si pasoje perfundimin e kesaj procedure administrative dhe si rrjedhoje ai humbet te drejten per tu emeruar gjyqtar ose prokuror i cdo niveli, anetar i Keshillit te Larte Gjyqesor ose i Keshillit te Larte te Prokurorise, Inspektor i Larte i Drejtesise ose Prokuror i Pergjithshem per nje periudhe 15 vjecare, sipas parashikimeve te pikes 2 te nenit “G” te Aneksit Kushtetues”, thuhet ne vendimin e arsyetuar te tre anetareve te trupes gjykuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat