Ish-deputeti i PD akuza Bashës dhe Patozit: Nuk ngrihet partia me rrjete sociale...

Shqipëria

Ish-deputeti i PD akuza Bashës dhe Patozit: Nuk ngrihet partia me rrjete sociale...

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:46
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Jashtëm i PD-së, nuk ka kursyer kritikat në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha dhe Astrit Patozit.

I ftuar në News24, Besnik Mustafaj ka deklaruar se Basha nuk është i aftë që të ngrejë në këmbë PD dhe të kryejë një analizë efektive dhe serioze se përse PD humbi në mënyrë të turpshme zgjedhjet e qershorit të kaluar.

 “Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë. Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit, tha Mustafaj.

Por kritikave të Mustafajt nuk i ka shpëtuar as Patozi, një prej kundërshtarëve të Bashës në PD.

 “Mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë”, tha Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat