Basha e propozon në grup pune, Imami e refuzon

Shqipëria

Basha e propozon në grup pune, Imami e refuzon

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:29
Lulzim Basha

Pas analizës që është bërë në të gjitha degët e partisë për rezultatin e zgjedhjeve të 2017, PD ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku do të vendoset edhe data se kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar.

Në këtë mbledhje, kanë qenë edhe kritikët e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, ndërsa ai ka propozuar ngritjen e një grupi, ku pjesë e saj do të ishin edhe Endira Bushati, Arben Imami e Sherefedin Shehu.

Basha mësohet të jetë shprehur se është i hapur për çdo propozim, ndërsa ka shtuar se ndryshimet statutore janë atribut vetëm i Kuvendit Kombëtar.

Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami nuk ka pranuar që të jetë pjesë e këtij grupi, duke kërkuar që të votohet dikush tjetër në vend të tij.

“Nuk jam për grupe pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. S’jam dakord me këtë nxitim, s’kuptoj shkaqet”, mësohet të jetë shprehur Imami.

Debatet ne grup

Imami- Jam kundra te mblidhet kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar.

Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres te parakohshëm.

Basha– Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse kuvend i parakohshëm, qe duhet te ishte ne shtator. Pyete si do te krijohet hapesora ku çdokush te ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik.

Imami- Vendosni dike nga ata qe ka patur propozime.

Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i larte, por do ta ruaj këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat