A keni frikë se do çahet PD? Basha: Kam folur edhe me Berishën, ftesa ime është…

Shqipëria

A keni frikë se do çahet PD? Basha: Kam folur edhe me Berishën, ftesa ime është…

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:34
Lulzim Basha

Çfarë po ndodh në PD, a keni frikë se do çahet Partia Demokratike? I pyetur mbi kete ceshtje, kryetari i PD Lulzim Basha, ne emisionin “Opinion”, te gazetarit Blendi Fevziu, tha se ai po ben perpjekje qe ne PD te kete kontribut cdo anetar i partise.

Duke iu pergjigjur kritikave, Basha tha:

Mendoj që sulmet personale s’përbëjnë ide politike, PD është në një proces të vështirë të dalë pas zgjedjeve të 25 qershorit, të blera e të dhunuara. Sulmet ndaj krytarit e drejtuesve dëmtojnë jo kryetarin, por demokratrët e thjeshtë, që kanë probleme të mëdha largime nga puna, nga ndihma ekonomike, këto si kontribuojnë PD.

Kam bërë dhe po bëj cdo përpjekje që cdokush pavarësisht nëse ka personalizuar debatin politik të gjejë veten, janë pjesë e PD derisa vetë te vendosin që s’janë.

Fevziu: A do ketë fraksione brenda statutit?

Basha: Për mua s’ka nevoje te kte, por do nisë me dy javë konsultime, e kam shpallur që partia ti rikthehet anëtarëve. Ka ardhur koha të aplikojmë standartin evropian, ky është propozimi që do coj para anëtarëve të Kryesisë.

Fevziu: Berisha ka deklaruar e vetmja zgjidhje ëhstë rigrupimi dhe ribashkii i kontribuesve duke vënë theksin te rinia, por ju po nxirrni jashtë sa më shumë njerëz.

Basha: Nuk eshte e vertete, sulmi sic e thashë s’është as fakt as ide, është e kundërta ftesa ime ka qenë që të vijnë të gjithë të kontribuojnë po kjo s’është negociata me kryetarin. Garancia që dua të shoh të mishëruar në statutin e PD është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimin për tu bërë deputet të vijë nga anëtarët e partisë.

Fevziu: Ju u mbyllet ne parti e bete listat

Basha: E kam marrë përgjëgjesinë për atë moment dhe e kam thënë që kjo është hera e fundit që kryetari bën listat.

Pas deklaratave te Imamit dhe Besnik Mustafaj sot, Basha tha:

Është zgjedhja e cdokujt të marri vendimet e veta politike, ftesa është që investimet që kanë në PD ti mbajnë në PD. Kam folur edhe me Zotin Berisha, cështja është a është ide politike sulmi ndaj kryetarit? Po të heqësh Bashën aty s’ka asnjë ide politike.

Fevziu: A është dakort Berisha me ju?

Basha: Kjo është pyetjne që duhet t’ja bëni zotit Berisha dhe ai është shprehur për këtë cështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat