Do largoni Bashën apo do merrni PD-në? Përgjigja qe nuk pritej e Ridvan Bodes

Shqipëria

Do largoni Bashën apo do merrni PD-në? Përgjigja qe nuk pritej e Ridvan Bodes

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:54
Ridvan Bode

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode nuk i ka mohuar zërat për krijimin e një force të re politike, por i ka forcuar ato edhe më shumë duke mos përjashtuar rimarrjen e PD-së.

I ftuar në ABCNews, Bode u pyet nëse lëvizja e re ka për qëllim largimin e Lulzim Bashës nga PD apo marrjen e kësaj partie. Ai u përgjigj shkurt: “Është e njëjta gjë”.

Por Bode shtoi se i takon demokratëve të vendosin nëse duan një forcë të re politike që do të bashkojë të gjithë demokratët. Bode nuk kurseu kritikat e ashpra ndaj kreut aktual të PD-së, duke e quajtur Bashën si një politikan që ka vetëm retorikë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi.

Fjala e Bodes:

Po kjo është e njëjta gjë. Shqiptarët janë tashmë të vetëdijshëm dhe do kërkojnë t’i japin një përgjigje. E vendosin demokratët, nuk e vendos unë.

Nëse ata vendosin, do të bëhet siç thonë ata. E dinë ata, do mblidhen, do diskutojnë dhe do vendosin. Deri tani ne nuk kemi asnjë artikulim për një forcë të re. Kjo është një çështje politike që i takon demokratëve ta vendosin. Ata që e shohin veten të përjashtuar, një bashkim i të gjithë demokratëve një lëvizje për bashkim.

Në këtë bashkim e vetmja gjë që na pengon është mënyra sesi kryetari u rizgjodh, sepse ishte një farsë. Ai është mësuar vetëm me retorikë. Aksioni te ai mungon, ai nuk mban përgjegjësi. Çdo njeri është i gabueshëm, vetëm Zoti është i pagabueshëm por Zoti ka dhënë faljen dhe pendesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat