Kapja e kokainës në Durrës, ambasadori Lu tregon kush është “peshku i madh”

Shqipëria

Kapja e kokainës në Durrës, ambasadori Lu tregon kush është “peshku i madh”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:53
Donald Lu

Për kapjen e 613 kg kokaine në Maminas, në një kontenier me banane ardhur nga Kolumbia, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke iu përgjigjur interesimit të News24, ka thënë:

“Arbër Cekaj tha që s’është peshk i madh, ju si mendoni? Nga çdo këndvështrim, Arbër Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi banane me sasi të madhe kokaine.

Sasia e kokainës është më e madhja e kapur në Shqipëri. Shqipëria ka histori të gjatë të arrestimit të ngjalave, janë injoruar “peshqit e mëdhenj”, kjo merr fund sot.
Partnerët ta dorëzojnë Arbër Cekajn në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat