Shpërndarja e gazit te familjarët shqiptare do të jetë faza e fundit

Shqipëria

Shpërndarja e gazit te familjarët shqiptare do të jetë faza e fundit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:35
Ilustrim

Ndërtimi i infrastrukturës për shpërndarjen e gazit në Shqipëri parashikohet të kushtojë rreth 440 mln euro.Sipas masterplanit të miratuar tashmë edhe në qeveri parashikohet që familjarët do të jenë të fundit që do të përfitojnë  ndërsa gazifikimi parashikohet të ndodhë për një periudhë 20 vjecare .Stavri Dhima, ekspert në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se përparësi në vitet e para do të ketë përdorimi i gazit për prodhim energjie

Stavri Dhima: Investimi dhe shpërndarja është edhe më i madh akoma. Pra, nëse do të ndërtohet i gjithë ky rrjet në të gjithë ultësirën, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Elbasanin, Lushnjen, Fierin dhe Vlorën, përfshirë edhe zonën e Korçës kryesisht, do të shkojë diku tek rreth 440 milionë euro.

Por si do të ndërtohet rrjeti i shpërndarjes së gazit në një kohë që kostoja është shumë e lartë.Sipas ekspertit të ministrisë  zgjidhje është parë dhënia me konçesion, pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për të bërë kujdes me konçensionet.

Stavri Dhima: Sistemi i shpërndarjes së gazit nëpër qytete është i hapur që të jetë edhe objekt konçensioni. Pra, një shoqëri e caktuar merr me konçension shpërndarjen e gazit në Tiranë dhe ajo bën gjithë infrastrukturën.

Gazsjellsi TAP parashikohet që të vihet në funksion në vitin 2020.Përdorimi i parë i tij është parashikuar që të jetë për vënien në punë të TEC-it të Vlorës dhe më pas të Korçës. Faza e dytë  parashikohet të jetë lidhja në rrjet gazi për bizneset e mëdha si metalurgjia apo fabrikat e çimentos. Ndërsa në fazën e tretë parashikohet që të bëhet gazifikimi për familjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat