“Takoi Tahirin në spital”, Rama zbulon mesazhin që i çoi ish ministri: Sa veshi pantallonat e vërteta…

Shqipëria

“Takoi Tahirin në spital”, Rama zbulon mesazhin që i çoi ish ministri: Sa veshi pantallonat e vërteta…

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:22
Edi Rama

Akuzave të liderit të opozitës për lidhjet e Ramës me rusët, kryeministri i është përgjigjur nga emisioni “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili.

“E kuptoni çfarë tallje është kjo mënyrë e të folurit të kryetarit të opozitës kur duhet të japi sqarim për një sallatë të mirëfilltë ruse, për dyshimet se ka një infiltrim te politikes ruse? Me Rusinë s’kemi marrëdhënie, s’është një parnter strategjik i yni, s’është pikë referimi, jemi 100% të linjëzuar me aleatët strategjikë në politikën e Rusisë, por jemi të hapur për marrëdhënie ekonomike. Unë s’kam pritur ndonjë rus si ky që thuhet në përrallën e radhës, kam pritur përfaqësues të kompanisë Gunvor që është 100% e një pronësie e kam pritur në zyrë zotërinë norvegjez, por kam pritur një kompani ruse në zyrë disa kohë më parë për një projekt në fushën e energjetikës. Po pse do i kërkoj biografinë mos keni ndonjë grua ruse? Se mu bë si ajo a e takove Saimir Tahirin në spital? Po behet si ajo thenia që sa veshi pantallonat e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”.

Ne media qarkulloi nje artikull se Rama kishte takuar fshehtas ne nje spital ish ministrin Saimir Tahiri, pas nje fotoje te publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Mund ta dime qellimin e vizites ne nje spital privat?

Faleminderit per interesimin per shendetin tim, e kam pritur pak me shpejt nga ty te them te drejten por ska rendesi, kjo eshte nje tjeter arsye per te thene se ku jemi katandisur.

Ku eshte roli juaj? Sali Berisha publikoi…Berisha publikon cdo dite lloj lloj absurditetesh, talljesh, edhe talljet qe ia bejne te tjeret atij ai i publikon, ku eshte limiti ketu? Qe ju e merrni dhe e shperndani gjithandej. Une mund te genjej, kete kufi te te vertetes duhet ta vere standarti i nje medie qe smund te jete percjelles i nje shpifje, balte, qe i ben njerezit te mendojne qe ketu eshte e njejta pocaqi

Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata nje kolpo qe me krijoi nje problem me nervishiatikun.

Tani pse duhet te shkoj une ne spital te takoj Tahirin? Une mund ta takoja ne zyre, jo te gjenerohet nje histori e tere …ka ardhur koha ti vihet nje fre kesaj maskarade qe po helmon ne menyre te padrejte njerezit e lire.

S’kam nevoje te takoj Tahirin, as me ka marre malli. Kam pasur vetem nje komunikim me mesazh. Me kerkoi sqarime per nje kryetar lokal… Tahiri eshte njeri nen hetim, nuk eshte ne kerkim. Mund ta takoja ne zyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat