Pranga hoxhës, fshehu vrasjen e 48-vjeçares

Shqipëria

Pranga hoxhës, fshehu vrasjen e 48-vjeçares

Më: 14 mars 2018 Në ora: 00:28
hoxha Hysen Shehu

Një nga personat e arrestuar për ngjarjen ku nusja vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu, duke pranuar se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu- shkruan lapsi.al.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar, si dhe Arben Saliun, kushëririn e Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat