Dokumentet/ Publikohen raportet financiare, kush janë donatorët e PS dhe LSI ...

Shqipëria

Dokumentet/ Publikohen raportet financiare, kush janë donatorët e PS dhe LSI ...

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:08
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi disa ditë më parë partive politike që të deklarojnë të gjitha raportet e tyre  financiare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e raportit është  31 mars

Por në raportet e publikuara nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për vitin 2017, janë deklaruar disa zëra të ardhurash.

Sipas këtyre raporteve, të ardhurat totale për PS-në janë 200.588.239. Financimi i buxhetit për vitin 2017 është në shumë 142.114.178, ndërkohë që kuotat e anëtarësisë janë 19.135.000.

Pra financimi nga buxheti i shtetit përbën 71% të të ardhurave, kuotat e anëtarësisë janë 19.6 %, qiratë e ambienteve 2.4 % dhe donacione 7%.

Shpenzimet janë në shumën 203.476.962. Në donacionet e PS-së nuk publikohen emra. Ndërkaq për kontrata konsulence ose lobime PS ka paguar 6.880.000.

Për sa i përket LSI-së ka një listë të gjatë të anëtarësisë që kanë derdhur mbi 100 mijë lekë, mes tyre deputetë, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta. Në total donacionet janë 7.823.985.

Ndonëse ende i padorëzuar me kureshtje pritet raporti i PD, që është përfshirë në debatin për financime ruse për lobimin në SHBA.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat