“Gjiknuri me urdhër të kryeministrit hesht...”

Shqipëria

“Gjiknuri me urdhër të kryeministrit hesht...”

Nga: A.M. Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:58
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një mesazh dixhital të një nëpunësit të portit të Durrësit, i cili ka folur për borxhet dhe heshtjen e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ai në këtë mesazh ka thënë se po bëhet presion i lartë, ndaj nëpunësve dhe ndaj  drejtorit të ri Afrim Baka

Postimi i plotë:

Firma e Rames dhe Gjushit dhe nuk njeh ligj! Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

“I nderuar z.Berisha.

Jam nje punonjes i portit Durres.

Prej kohesh nje nga kompanite e ngarkim shkarkimit "LIBURNET" ka borxh prej vitesh me vlere 120.000.000 te reja ose 1 milion USD ... A.P.D.

Kjo kompani eshte ne pronesi te grupit kriminal qe mbeshtet Dakon , Bejko, Edmond Koci e Plarent Dervishi.

Jemi ne terror e presion qe na behet nga te fortet qe jane cdo dite prane zyrave tona dhe drejtori i ri Afrim Baka. Kerkojne qe kjo firme te kete hapesiradhe tolerie pa fund, kerkojne deri ne eleminimin e konkurenteve te tjere.

I kane bere presion dhe ministrit Gjiknuri. por Gjiknuri me urdher te kryeministrit hesht...

Keshilli drejtues eshte gjithashtu nen presion nga lart...

Vetem tek ju kemi besim....kemi frike. faleminderit.

Ju lutem nderhyni.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat