Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për çiftet e reja

Shqipëria

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për çiftet e reja

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:22
Edi Rama

Qeveria shqiptare është duke hartuar një projekt që do t’u ofrojë mundësi strehimi çifteve të reja. Lajmi është bërë i ditur nga vet Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se ky projekt do të ofrojë lehtësira për çiftet e reja që kërkojnë strehim.

“Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e Emigracionit”, duke thënë se kjo është një alternativë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat