Dalin pamjet/ Momenti i arrestimit të kryetarit të bashkisë

Shqipëria

Dalin pamjet/ Momenti i arrestimit të kryetarit të bashkisë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:26
Fran Frrokaj

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është vënë në pranga ditën e sotme nga policia për shpërdorim detyre.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hetuar rastin, duke e akuzuar kreun e Bashkisë për tjetërsim pronash.

Siç bëhet me dije, në pranga janë vënë edhe nënkryetari i bashkisë si dhe 22 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, me të njëjtën akuzë.

Ndërsa, kanë dalë edhe pamjet e shoqërimit të tij në polici, ku më pas edhe u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat