Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrestimin e 23 zyrtarëve të Bashkisë Lezhë për tjetërsim pronash, mes të cilëve dhe kryetarin Fran Frrokajn.
Mësohet se deri në pranga janë vënë 7 persona, ndërsa pritet edhe arrestimi i 15 të tjerëve.
Po ashtu, prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pesë parcelave tokë me një sipërfaqe prej 258 324 m2.
Parcela e parë e sekuestruar është me sipërfaqe 25 mijë e 296 m2, parcela e 2-të 16 107 m2, parcela e 3-të 7 382 m2, parcela e 4-të e tokës së sekuestruar 210 mijë 306
Zyrtarët e arrestuar deri më tani:
Fran Frrokaj-kryetar
Enver Hafizi-nënkryetar
Eduart Lekaj-jurist
Armando Dakaj-jurist
Dilaver Neli
Enkelej Zefi
Gjon Ndoka
Pejtër Gjoni
Gjelina Bacaj-drejtore hipoteke