Droga në Vlorë, Paloka: Tjetër “sukses” i policisë së Edi Ramës

Shqipëria

Droga në Vlorë, Paloka: Tjetër “sukses” i policisë së Edi Ramës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:45
Edi Paloka

Në lidhje me drogën e zbuluar sot në zonën e Milofit në Vlorë reagoi edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Paloka bën ironi duke shkruar se ky ishte “aksioni” i radhës që policia shqiptare realizoi pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Tjeter “sukses” i policise se Rames kunder trafikut te droges. Policia e Rames , pa ndihmen e asnje partneri nderkombetar “kapi” nje ton droge prane Mifolit ne Vlore.

Drogen e nxorri lumi ne shesh dhe fshataret e denoncuan po vetem agjentet e Rusise mund te mohojne se ky eshte nje “sukses” i vete Rames ne luften kunder droges.

Pronaret e droges po kerkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi ne ndonje vend”, shkruan Paloka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat