Sinjale të forta: Pritet arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Shqipëria

Sinjale të forta: Pritet arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Më: 16 mars 2018 Në ora: 23:16
Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili u vendos në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit duke u konsideruar si i korruptuar, pritet që ditën e hënë të arrestohet.

Referuar disa portaleve të majta dosja për Llallën është kopsitur dhe do t’i çohet nesër Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Departamentit Amerikan të Shtetit, ekpertë të FBI-së dhe prokurorë shqiptarë, vendosën që pas hetimeve 4-mujore të ngrenë sot zyrtarisht (e premte, 16 mars 2018) padi penale me akuzën e rëndë të pastrimit të parave dhe pasuri të pajustifikueshme për një zyrtar të rangut të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë që një natë më parë Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e pyetur në lidhje me hetimet për Llallën tha se Prokuroria po merr përgjegjësitë e saj, ndërsa Departamenti Amerikan I Shtetit është treguar I gatshëm për të dhënë ndihmën e tij për rastin në fjalë.

“DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë I gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’I falenderoj” tha Marku. E pyetur në “Real Story” nëse kishte  diçka konkrete, ajo shtoi: “Le themi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat