Qytetarja nxjerr bllof Ramën: Kunata ime gënjeu publikisht për certifikatën e pronësisë

Shqipëria

Qytetarja nxjerr bllof Ramën: Kunata ime gënjeu publikisht për certifikatën e pronësisë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:24
Edi Rama

Një qytetare ka nxjerr blof kunatën e saj duke pretenduar se mashtroi gjatë një aktiviteti në Elbasan ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Njëra prej qytetareve të ftuara në panelë tregoi eksperiencën e saj në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Denoncimi

Qytetarja në një mesazh dërguar ish kryeministrit Sali Berisha pretendon se kunata e saj ka mashtruar.

Sali Berisha

Denoncohet manipulimi dhe mashtrimi i piktorit deshtak dhe deputetit te tij ne Elbasan!

“Pershendetje Dr.Berisha. Uroj qe mesazhi im tju gjeje shendoshe e mire familjarisht. Dua te ju ve ne dijeni per konferencën qe beri Edvin Rama ku ne podium kishte gjoja 5 qytetare qe kishin marre Certifikaten e Pronesise pas shume vite sorrollatje. Nese jeni i interesuar ju lutem me shkruani, tju dergoj informacion qe e nxjerr bllof Edvin Ramen dhe deputeten socialiste te Elbasanit Evis Kushi.

Njera nga ata persona ne podium eshte kunata ime, qe genjeu publikisht, dhe kjo u mundësua nga Evis Kushi. Ju dergoj fakte te pakundërshtueshme per kete.Flm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat