Zbulimi i këtij shqiptari në Tropojë mund ti sjellë kombit Shqiptar miliarda dollarë

Shqipëria

Zbulimi i këtij shqiptari në Tropojë mund ti sjellë kombit Shqiptar miliarda dollarë

Nga: I.J. Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:51
Sahit Muja me punëtorët e tij

Në një prej zonave krom mbajtëse në Tropojë është gjendur një masiv kromi me një vlerë të madhe.

Ky zbulim është bërë në Zogajt të Tropojës.

Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Sahit Muja i cili pretendon se ka zbuluar në vendin e tij rezervën e kromit me sasinë më të madhe në botë.

‘Live ne Tropoje. Ëndrra e pa imagjinueshme realitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave te mëdha arritëm të kapim një nder rezervat me te mëdha te kromit në botë në Zogaj të Tropojës. Një trup gjigant qe do ti siguroje kombit Shqiptare miliarda dollarë. Ishte privilegj i madhe te kem shkencëtarët me te mire ne bote e biznesmen te klasit botërorë qe konfirmuan këtë masive kromi qe është nder me cilësoret ne bote.

Të gjithë ata që nuk hoqën dore nga unë e qëndruan pas meje ju falënderoj për punën fisnikërinë e besimin. Përulem me shume respekt për te gjithë stafin e vëllezërit e mi qe si luanë erdhën nga Amerika për te bere te mundur këtë arritje kolosale.

Zoti e bekoftë dhe bashkoftë kombin Shqiptarë. ‘shkruan Muja krah fotos së publikuar në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat