Rama i rikthehet brekusheve dhe basketbollit

Shqipëria

Rama i rikthehet brekusheve dhe basketbollit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:05
Edi Rama

Herën e parë kur kryeministri Edi Rama u shfaq në Fier me brekushet e famshme, shkaktoi shumë komente nëpër rrjetet sociale. Të shumtë ishin ata të cilët e quanin jo serioze veshjen e kryeministrit, por sigurisht kishte edhe prej atyre të cilët e mbështetën.

Por këtë të dielë Rama ka nxjerrë sërish nga gardëroba brekushet e famshme për të inaguruar pallatin e ri  të sportit dhe një akademi basketbolli në qytetin e Durrësit.

Ai është shfaqur me brekushet, një bluzë të gjerë sportive dhe këpucët, që duket se janë një nga stilet më të preferuara të tij në veshje.

Rama falenderoi të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e akdemisë së basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat