Dha dorëheqjen, çohet për ndjekje penale ish-zyrtari i drejtësisë shqiptare

Shqipëria

Dha dorëheqjen, çohet për ndjekje penale ish-zyrtari i drejtësisë shqiptare

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:27
Besnik Ymeraj

Edhe pse dha dorëheqjen në janë të këtij viti, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Ymeraj është çuar për ndjekje penale.

Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Ymerajn.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije KPK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat