“Ta pres fytin!” Policia arreston agresorin që tentoi të therte trajnerin e Tiranës

Shqipëria

“Ta pres fytin!” Policia arreston agresorin që tentoi të therte trajnerin e Tiranës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:11
Abdyl Çeku

Policia ka arrestuar 47 vjeçarin Abdyl Çeku i cili kërcënoi me jetë pak orë më parë trajnerin e U-170tave të skuadrës së Tiranës, shtetasin Migen Memelli.

Çeku i tha trajnerit se do t’ja “presë fytin”. Kërcënimi erdhi për shkak të mos aktivizimit të djalit të 47 vjeçarit në fushën e lojës.

Policia njofton:

Në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit :

Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë. Pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin M. M., për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.

Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Pak minuta më parë, Migen Memelli ka thënë përpara hetuesve se është qëlluar me disa grushte e madje i ka shpëtuar goditjes së thikës.

“Jam në një gjendje të rënduar psikologjike, u godita me disa grushte në fytyrë dhe tentoi të më gjuante me thikë. Personi në fjalë quhet Abdyl Çeku, hyri në fushë dhe më qëlloi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat