Parashihen sulme terroriste në Shqipëri, ambasada demanton

Shqipëria

Parashihen sulme terroriste në Shqipëri, ambasada demanton

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët e huaj që qëndrojnë me punë në Shqipëri, janë paralajmëruar sot për një sulm të mundshëm terrorist.

Sipas burimeve, zyrtarëve të huaj që qëndrojnë me punë në Shqipëri, u është kërkuar me anë të një njoftimi nëpërmjet emailit, që në fund javë të largohen nga Shqipëria, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste. Po ashtu, ata janë udhëzuar që mos t’i vizitojnë qendrat tregtare dhe vendet publike. 

Po ashtu, e-maili elektronik është kërkuar të jetë konfidencial.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se kjo është gënjeshtër, sepse autoritetet e Shqipërisë nuk kanë këso informacionesh.

“Jo, kjo është gënjeshtër, sepse po të kishte ndonjë gjë të tillë do ta dinim ne. Me të vërtet ne nuk kemi asnjë informacion për ndonjë sulm terroristë në Shqipëri gjatë fund javës”, ka thënë Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi ka shtuar se nuk ka ndonjë rrezik për qytetarët e huaj dhe punonjësit e shteteve tjera në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat