Djali rrëfen si vrau njerkën babai: Ajo me lote ne sy i lutej ‘Për kokë të fëmijëve, mos e bëj’ por…

Shqipëria

Djali rrëfen si vrau njerkën babai: Ajo me lote ne sy i lutej ‘Për kokë të fëmijëve, mos e bëj’ por…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:50
Beqir Xhilaj dhe viktima

Vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, në banesë, por Beqir Xhilaj mohon vazhdimisht të ketë kryer krimin makabër që trondit majin e vitit 2017.
Megjithatë, ka qenë pikërisht dëshmia e djalit ajo që fundosi 76-vjeçarin nga Shkodra,

Pas arrestimit, ai u shfajësua se vrau veten dhe se ai edhe po të donte, nuk mund ta vriste dot me çifte, pasi ka vetëm një krah.

Mirëpo, i biri, Besimi, ka treguar se Lumturien e ka gjetur të plagosur fillimisht dhe se i ati i kishte thënë se ajo kishte tentuar të vetëvritej.

Ai ka rrëfyer se i ati pikërisht në atë moment ka marrë çiften, edhe pse me një krah, dhe ia ka drejtuar viktimës në ballë, ndërkohë që ajo i lutej që të mos e qëllonte më.

Djali i autorit ka treguar më tej se i ati e ndiqte nga pas, duke mos e lejuar që të lajmëronte Policinë.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Besimi u shpreh se:

Ne jetojmë në të njëjtën shtëpi, por kemi hyrje të ndryshme, domethënë na ndan vetëm një mur. Unë dhe bashkëshortja ime ishim në shtëpi duke parë TV. Gjatë kësaj kohe kemi dëgjuar një të shtënë arme zjarri. Duke dalë në dritare thërrita disa herë “Babi, babi.” E gjatë kësaj kohe dëgjova edhe krismën e dytë, zhurma e së cilës ngjasonte me një plumb që futej në mish.

Pas kësaj dola me shpejtësi nga shtëpia ime dhe babi ishte në hyrje të shtëpisë. E pyes se çfarë ndodhi, ai më thotë: “Vrau veten, na fiku…” Në momentin që hyra brenda në shtëpi, pashë Lumturien që ishte e shtrirë në divan dhe e plagosur.

Unë pyesja babanë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ai vazhdonte të thoshte që Lumturia donte të vriste veten. Gjatë kësaj kohe ai mori sërish çiften, i futi një fishek tjetër dhe ia drejtoi në ballë Lumturies.

Ajo i tha me gjysmë zëri: “Për kokë të fëmijëve mos e bëj”. Ai e largoi armën për pak dhe në këto momente i them që unë dua të dal pak jashtë, pasi doja të pija ujë. Por ai nuk më lejonte që të dilja, pasi mendonte se do të njoftoja Policinë. Më shoqëroi për të pirë ujë dhe në atë moment, në një mënyrë apo në një tjetër se nuk më kujtohet mirë, bashkëshortja ime mori si me takt telefonin dhe njoftoi të afërmit tanë që janë aty afër. Gjatë kohës që erdhën ata dhe po kërkonin që ta çonin atë në spital, unë mora makinën time dhe u largova.

Pak më tutje nga shtëpia kam lajmëruar Policinë që të vinte urgjent në shtëpinë e Beqir Xhilajt. I kam dalë para atyre dhe i kam çuar në shtëpi, por vetë nuk jam futur brenda, sepse e kisha të vështirë të shihja se çfarë kishte ndodhur. Kam ndenjur aty jashtë në oborrin e shtëpisë dhe nuk e dija nëse ajo kishte vdekur apo jo. Gjithashtu, kujtoj se në dhomë ishte edhe djali i Lumturies, Brikeno. Ai i lutej babit që të mos i gjuante. “Pash Zotin mos i gjuaj më, na lër ta çojmë në spital”, thoshte ai. Sa për marrëdhënien e tyre, dua të them se ai e donte jashtëzakonisht shumë atë. Kujtoj se edhe njëherë më parë ka bërë skena të tilla dhe ata kanë pasur debate si çdo çift, por se di se si degjeneroi deri në atë pikë debati atë ditë.

Debatet më së shumti shkaktoheshin nga fakti se babi pinte shumë, dehej dhe bënte skena. Ajo shpesh më ankohej për këtë fakt, sepse më ka dashur shumë dhe flisnim gjithmonë dhe unë shumë herë i kam thënë atij që të mos pinte më. Ajo është shumë e nderuar për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat