“Rikthehet” Eduard Selami: Basha i dështuar, Berisha nuk është zgjidhje, duhet… - Bota Sot
“Rikthehet” Eduard Selami: Basha i dështuar, Berisha nuk është zgjidhje, duhet…

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

“Rikthehet” Eduard Selami: Basha i dështuar, Berisha nuk është zgjidhje, duhet…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:12
Lulzim Basha,Sali Berisha dhe Eduard Selami

Ish kryetari dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Eduard Selami reagon më në fund për zhvillimet në PD.

Përmes një statusi në faqen e tij në tëitter, Selami akuzon Bashën si shkatërrimtar të partisë, ndërkohë që sipas tij as Berisha është zgjidhje.

“Basha eshte  i deshtuar, Berisha nuk eshte zgjidhja, PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”, shkruan Selami.

Ish deputeti i kësaj partie nuk kishte folur që prej shtatorit të vitit të kaluar, pasi Basha e la jashtë listave të kandidatëve.

“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, – u shpreh Selami në emisionin “Top Story” në muajin shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test