Sali Berisha: Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!

Shqipëria

Sali Berisha: Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!

Më: 25 mars 2018 Në ora: 09:31
Tuneli i Kalimashit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në profilin e tij zyrtar lidhur me taksën që do të paguhet nga automjetet të cilat do të kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’.

Berisha këtë taksë e ka quajtur si taksa ‘Edvin’.

Ai ka thënë se paratë që fitohen nga kjo rrugë duhet të shfrytëzohen për mirëmbajtje, dhe jo të taksohen shqiptarët të cilët udhëtojnë për vizita.

Ja postimi i plotë

Sali Berisha: Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat