10 euro rruga, ministri i Ramës zbulon detajet për taksën e Rrugës së Kombit

Shqipëria

10 euro rruga, ministri i Ramës zbulon detajet për taksën e Rrugës së Kombit

Më: 25 mars 2018 Në ora: 14:21
Edi Rama

Ditën e sotme në orën 12:00 Rruga e Kombit ka nisur me pagesë. 

Pagesa varion nga 5 në 10 euro dhe ajo që preket më shumë nga kjo është Kosova dhe Kukësi. 

Pas reagimeve të ashpra nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe opozitës, ka reaguar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës.

"Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit"- njofton ministria. 

Deklarata e plotë

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. 

Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat