Reagime të ashpra ndaj Shqipërisë për taksën e autostradës

Shqipëria

Reagime të ashpra ndaj Shqipërisë për taksën e autostradës

Më: 25 mars 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Taksa prej 10 euro për të kaluar nëpër autostradën e Shqipërisë, ka shkaktuar shumë reagime në Kosovë.

Shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur plaçkë këtë taks.

Reagimet kanë qenë të ashpra, duke komentuar edhe autostradën e papërfunduar në këtë pjesë të Shqipërisë, e njohur si “Rruga e Kombit”.

Ndrësa sipas sqarimit të autoriteteve shqiptare, koncesionari duke nisur nga sot është ne fazën e testimit te sistemit te TOLL-it. Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme. Me pas do përcaktohet data e fillimit te kalimit kundrejt pagesës.

Taksa rrugore edhe më e lartë është vendosur edhe për automjetet e rënda si autobusë dhe kamionë. Kushdo që kalon me këto mjete nëpër rrugën e kombit do të detyrohet të paguajë 20 euro për dy drejtimet. Taksa vlen edhe për banorët e zonave kah kalon autostrada.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat