Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet evropiane

Shqipëria

Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet evropiane

Më: 25 mars 2018 Në ora: 18:58
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për zgjerimin e eksporteve shqiptare agroblegtorale jo vetëm në tregun serb, por edhe në vende të tjera evropiane.

Zv. ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, tha për ATSH-në, se Shqipëria eksporton produkte bujqësore në Serbi dhe në asnjë rast nuk ka pasur reklamim, pas analizave që u janë bërë në Serbi, duke konfirmuar plotësimin e standardeve të prodhimeve “Made in Albania”.

“Tregu serb është një treg që ofron mundësi për zgjerimin e gamës së eksporteve në lloje prodhimet dhe sasish. Në këtë kuadër ekspertë serb parashikojnë të zhvillojnë një takim të dytë në Shqipëri me prodhuesit shqiptarë potencial, për të vendosur marrëveshje tregtare konkrete. Pra për të prodhuar në Shqipëri ato prodhime bujqësore që kërkon tregu serb me qëllim zgjerimin eksporteve në këtë sektor”, tha Kote.

Sipas tij, Shqipëria eksporton shume perime por nuk jemi në pikat e duhura për sa i takon sasisë. “Sasitë që ne çojmë ndaj kërkesës që ka tregu serb, plotësojnë vetëm 20% të nevojave të tyre, pra Serbia është një treg i lirë dhe me shumë hapësirë për eksportet made in Albania që prodhohen me cilësi dhe standarde”, u shpreh ai.

Por Serbia është kthyer tashmë edhe në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara më parë në këto 30 vite.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, politikat qeverisë dhe aksioni kombëtar për futjen e tregut blegtoral në rrugën e standardeve të sigurisë ushqimore, i ka hapur rrugë për herë të parë pas viteve ’90 eksportit të dhenve dhe dhive dhe mishit të tyre, nga Shqipëria drejt Serbisë dhe shumë shpejtë edhe të produkteve të tjera.

Më në fund produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyremund të eksportohen në një vend të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat