Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë, i gjenden në banesë kanabis, armë dhe municione

Shqipëria

Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë, i gjenden në banesë kanabis, armë dhe municione

Më: 29 mars 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 50 vjeçar, i cili ishte poseduesi i një sasie lënde narkotike dhe posedonte armë pa leje dhe municione.

Sipas policisë i arrestuari është Imer Maskaj, banues në Selenicë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë

Kontrolle për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, ata me precedentë penalë apo që posedojnë lëndë narkotike

Finalizohet operacioni ”Stoeger”, ku janë sekuestruar armë, municione luftarake dhe lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës.

Konkretisht në territorin e Selenicës është zhvilluar një operacion, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

2 armë zjarri automatik model 56

1 armë gjahu teke,

121 fishekë luftarakë

447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,

12 copë fishekë për armë gjahu

11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278/3, 280, 283/1, të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat