Një rikthim i Berishës në PD? Analisti: Ai e di që ka gabuar me Bashën, por...

Shqipëria

Një rikthim i Berishës në PD? Analisti: Ai e di që ka gabuar me Bashën, por...

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:37
Sali Berisha, Lulzim Basha

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, përkohësisht, për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.

Kam kërkuar një lloj rikthimi, jo për të marrë drejtimin, por një rikthim të mundshëm për të gjetur një zgjidhje. Rikthim i përkohshëm. Zgjidhjen e bën ai vetë. E shoh që është i vetmi lider që mund të garantojë, ringritjen dhe bashkimin e PD-së. Duke qenë se përgjegjësia është proporcionale, duhet ta shohë si një përgjegjësi personale këtë gjë”, tha Harxhi.

Ndërkohë, Andi Bushati u shpreh kategorikisht kundër rikthimit të ish-kryeministrit në krye të kësaj force politike, ndërsa shtoi se vetë Sali Berisha e ka kuptuar se ka gabuar me zgjedhjen e Lulzim Bashës.

“Teza ime është që në PD mbizotëron berishizimi. Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma Berishiste. E vetmja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytyrë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri. Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi. Berisha zgjodhi të transplantojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjellë një Bashë të dytë”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat