Negociatat me BE-në, lajmërohet takimi Merkel - Rama

Shqipëria

Negociatat me BE-në, lajmërohet takimi Merkel - Rama

Më: 29 mars 2018 Në ora: 23:25
Edi Rama, Angela Merkel

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pret nga Komisioni Europian një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian edhe pse 3 shtete të rëndësishme si Gjermani, Franca dhe Holanda janë ende jo të bindura.

Në një intervistë në Ora News, Bushati  tha se kryeministri Rama do të takojë kancelaren Merkel në pranverë ndërsa Ministri i Jashtëm francez do të vijë në Tiranë së shpejti.

"Takimi i kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do të ndodhë brenda pranverës. Do të kemi një vizitë së pari të Ministrit të Jashtëm të Francës në Shqipëri ku do kemi mundësi për të diskutuar për këtë progres dhe gjithashtu për të identifikuar mënyrën se si mund të tejkalojmë disa sfida të tjera.

Stacioni i parë për ne është 17 prilli, dita kur Komisioni Europian do publikojë paketën e zgjerimit. Ne jemi me një shpresë të plotë që Komisioni Europian do dalë me një rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat