Kërkesa e LSI për qeverinë e Kosovës: Bojkotoni show-n e Edi Ramës

Shqipëria

Kërkesa e LSI për qeverinë e Kosovës: Bojkotoni show-n e Edi Ramës

Më: 30 mars 2018 Në ora: 13:13
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje qeverisë së Kosovës këtë të premte, që të bojkotojë mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptarë, në shenjë kundërshtie të hapur ndaj tarifës së lartë që është vendosur nga kryeministri Edi Rama për kalimin në Rrugën e Kombit.

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se këto mbledhje janë vetëm show dhe se taksa nuk duhet të aplikohet pa u bërë një analizë e mirëfilltë ekonomike. Vasili tha se për këtë çështje duhet të ketë një konsultim me të gjitha grupet e interesit.

“Taksa ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Çfarë bën ky kryeministri i Shqipërisë këto mbledhjet spektakolare? Për çfarë flasin? Rasti i takës në Rrugën e Kombit është për të kuptuar njëherë e mirë se këto mbledhje kanë qenë një show. Nuk kanë sjellë asgjë. 

Do i bëja një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës të mos i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar e qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht show-n e Edi Ramës, që vetëm show di të bëjë, por të jemi konkret për gjërat që bëjmë. 

Duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pasi qeveria e Kosovës për aksin Prishtinë-Morinë nuk ka vendosur taksa. 

Në mënyrë në drejtë e racionale është shprehur publikisht se po vlerëson me shumë qetësi kushtet ekonomike-shoqërore për vendosjen e saj. 

Kushtet ekonomike-shoqërore në të cilat vendosen këto taksa janë të ndryshme nga Evropa që i referohen në mënyrë të vazhdueshme, që aplikon taksa shumë më të ulëta sesa taksat për rrugët që aplikon vendi më i varfër në Evropë.", - tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat