Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni fuqishëm ndaj klikës në pushtet

Shqipëria

Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni fuqishëm ndaj klikës në pushtet

Më: 31 mars 2018 Në ora: 16:26
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta kundër qeverisë, duke marrë shkas nga ngjarja e sotme në Kalimash, ku u shkatërruan kabinat e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit.

Në një postim në Facebook, Berisha thotë se të gjithë qytetarët duhet të ngrihen duke u sensibilizuar me qytetarët e Kukësit, që protestuan sot në Rrugën e Kombit.

“Përgjigje barbarëve! Shqiptaret e vetem barbarë janë: Noriega dhe Fatziu i tij!

Miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njëri pas tjetrit fytyrë nxirë, shpallën ‘barbarë’ protestuesit lumjanë që po mbronin sot interesin kombëtar ndaj plaçkës Rama në Rrugën e Kombit, duke treguar kështu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetarëve të thjeshtë që me guxim mbrojnë interesin kombëtar.

Me këtë rast, në emër tuaj miq, le t’u bëjmë thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen fuqishëm në solidaritet mbarë kombëtar ndaj taksave të klikës në pushtet dhe le t’i themi Ramës dhe Fatzi Drogës se barbarët e vetëm në Shqipëri jeni ju dhe se mos guxoni të vazhdoni terrorin ndaj qytetarëve të Kukësit, se fati i etërve tuaj mizor së shpejti ju pret!!“, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat