"Kukësi", Rama sulmon median dhe opozitën: Dezinformuat! Dëmet do i paguajë buxheti

Shqipëria

"Kukësi", Rama sulmon median dhe opozitën: Dezinformuat! Dëmet do i paguajë buxheti

Më: 1 prill 2018 Në ora: 11:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar median e vendit dhe opozitën si “zjarrnxitësit” e vërtetë që kanë dezinformuar opinionin publik në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit, një shpjegim ky i cili vjen një ditë pas protestës dhe situatës së tensionuar që u shkaktua në qytetin verior.

Rama ka dalë për herë të dytë në një dalje Live, kësaj here përballë gazetarëve, por ashtu si edhe dje, kryeministri nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij duke thënë se kemi të bëjmë me një fushatë manipulimi të opinionit publik. Kreu i qeverisë është shprehur se kontrata është bërë që prej dy vitesh dhe se me shumë siguri askush nuk e ka lexuar, duke nënkuptuar se është faji i “tjetrit”. Madje kryeministri ka theksuar se "nxitësit" që shtynë kuksianët në protestën e djeshme, "dihen nga i madh dhe i vogël se kush janë", një frazë me të cilën Rama ka nënkuptuar opozitën.

"Kam komunikuar dje se në jo më shumë se 60 ditë, mund tjetë dhe më parë ne do të përfundojmë diskutimin e nisur prej disa javësh me kompaninë përsa i përket sistemit që do të përdoret për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe mënyrës sesi do të adresohet nevoja e banorëve.

Dhe nga ana tjetër kam thënë që ndërkohë do të ndërmarrim një komunikim intensiv shpjegues jo sepse nuk e bëmë më parë por sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik e posacërisht njerëzve në Kukës ka triumfuar gjatë shpjegimit tonë.

Nëse unë do t;ju pyes juve, por edhe atyre që marrin përsipër informimin, a e keni lexuar kontratën, me siguri ju nuk e keni lexuar kontratën.

Fakti i thjeshtë që lidhet me kontratën e shkruar shumë kohë më parë, për faktin se ka një sistem të posacëm për banorët, trajtohet sikur unë paskam bërë një tërheqje. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë në rastin kur ti duyhet të tërhiqesh, por këtu ka nevojë për të luftuar dizinformimin, një dizinfomim që bëhet nga zjarrnxitësit e Tiranës.

Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nëshkruar që prej dy vitesh dhe pasi ka një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë deri më tani, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët."-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat