Protestuesit i vënë ultimatum Edi Ramës

Shqipëria

Protestuesit i vënë ultimatum Edi Ramës

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:59
Protestuesit

“Ka afat deri në orën 18:00”.

Këtë limit i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama qytetarët që kanë ndalë në mbështetje të të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit. Ata qëndrojnë të mbledhur para drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve që morën pjesë në protestën e së shtunës pranë Tunelit të Kalimashit.

Familjarët, shoqëri civile por edhe deputetë të opozitës që ju bashkuan nismës së tyre, qëndrojnë para Policisë dhe thonë se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk lirohen “djemtë” sic ata i quajnë.

“Ne do përshkallëzojmë protestën. Të solidarizohen qytetarët e tjerë, të vijnë këtu në ndihmë të atyre djemve që protestuan si njerëz të thjeshtë. Ata u provokuan. Unë quhem Dashamir Cara, i bëj thirrje kuksianëve, Kamzës, Bathores, Institutit, kudo që jeni hajdeni sa më parë të protestojmë ndaj kësaj qeverie qeverie që ka rrëmbyer djemtë tanë në mes të natës. Protesta nuk do ndalohet. Përderisa kryeministri doli me frymëmarrje të keqe, e tha se kishte gjak shqiptari po i lëmë afat deri në orën 18:00 që të nxjerrë djemtë tanë. Taksën e Kukësit kurrë s’ke për ta marrë”,- tha një nga protestuesit.

Të arrestuarit akuzohën për dhunën në protestë kundër taksës për kalimin në Rrugën e Kombit. Gjatë protestës u dogëjn sportelet e ngritur për pagesën e tarifës. Të arrestuarit janë kryesisht nga Kukësi, por që u transferuan në Tiranë deri në daljen para gjykatës për masë sigurie. Ata nuk i mbajtën në ambjentet e Komisariatit të Kukësit, për të shmangur incidentet e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat