Basha 'i nxjerr duart' policisë: Hajdeni më arrestoni

Shqipëria

Basha 'i nxjerr duart' policisë: Hajdeni më arrestoni

Më: 2 prill 2018 Në ora: 22:48
Lulzim Basha

Në mosbindjen civile që opozita e bashkuar do të nisë kundër qeverisë dhe rritjes së taksave prej saj, nuk do të merret asnjë leje në polici për mitingjet dhe protestat.

Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa tha se do të jetë në krah të popullit në këtë mosbindje, edhe sikur të arrestojnë dhe vetë atë.

Gjatë mbledhjes së opozitës së bashkuar që u mbajt në mbrëmje në selinë blu, lideri demokrat Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj policisë për arrestime të paligjshme të protestuesve kuksianë në Rrugën e Kombit.

Mbi këto argumente Basha sqaroi pse ka marrë vendimin për të mos ndjekur rrugë ligjore për zhvillimin e protestave, siç është marrja e lejes në polici. Derisa policia të sillet si polici e ligjit – tha kryedemokrati- nuk do të merret asnjë leje.

"Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin,  Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!", tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat