Berisha nxjerr dokumentet për arrestimin e kuksianëve: Falsifikime monstruoze nga kryeprokurori Rama

Shqipëria

Berisha nxjerr dokumentet për arrestimin e kuksianëve: Falsifikime monstruoze nga kryeprokurori Rama

Më: 3 prill 2018 Në ora: 21:58
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me arrestimet në Kukës. Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka dokumentin e prokurorisë që kërkon arrestimin e 23 kuksianëve.

Postimi i plotë

Fallsifikime monstruoze nga kryeprokurori Edvin Kristaq Rama!

Lexoni aktin e firmosur nga prokuroria e partise per protestuesit guximtare!

Te dashur miq, kryeprokurori Rama urdheron prokurorine kriminale te Partise te falksifikoje ne menyre monstruoze:

1-oren e ekzekutimit nga narkopolicia te arrestimeve te protestuesve guximtare. Ata jane arrestuar nga ora 3 e mengjesit kurse narkoprokuroret e Rames shkruajne duke fallsifikuar te verteten se protestuesit jane ndaluar midis ores 10-12 te dates 1 Prill, duke konsumuar keshtu krimin e shemtuar te mashtrimit per shkak te detyres

2-Protestuesit guximtare jane marre ne pyetje pa pranine e avoketerve

3- Burime te besueshme hedhin poshte akuzat ndaj protestuesve dhe i vleresojne ato si politike. Keto akte antiligjore deshmojne edhe nje here pafytyresine e Edvin Kristaq Rames dhe domosdoshmerine jetike te vazhdimit te revoltes qytetare per lirimin e protestuesve guximtare dhe kunder rritjes se taksave qe po rrenojne jeten e qytetareve!

Ketu me poshte keni dokumentin e fallsifikimit. Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat