Tensionet në gjykatë, Kryemadhi: Beteja sapo ka nisur, asgjë nuk na ndal

Shqipëria

Tensionet në gjykatë, Kryemadhi: Beteja sapo ka nisur, asgjë nuk na ndal

Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:57
Monika Kryemadhi

Pas tensioneve që ka pasur ditën e sotme, Mes deputetëve dhe forcave të policisë ku mbeti i plagosur dhe deputeti Edmond Sapho, ka reaguar dhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI me anë të një statusi në Faceook, shkruan se bëtaja sapo ka nisur, dhe Rama është fajtori dhe frikacaku i madh.

Postimi i plotë

Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Asgje nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat