Rama: Kuksianët do paguajnë, fjala fare nuk ekziston

Shqipëria

Rama: Kuksianët do paguajnë, fjala fare nuk ekziston

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:39
Edi Rama

Në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama ka pranuar se kuksianët do të paguajnë për rrugën, por ende nuk është vendosur vlera.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse kuksianët do të paguajnë apo nuk do të kenë pagesë fare, Rama u përgjigj:

“Do paguajnë edhe kuksianët, fjala fare nuk ekziston. Do paguajnë të gjithë ata që kanë autovetura. Kush nuk ka, të marri autobuzin dhe nuk do paguajë asgjë”.

Kryeministri la të kuptohet që nga pagesa do të përjashtiohen udhëtarët e mjeteve të transportit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat