Rama shpjegon pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon

Shqipëria

Rama shpjegon pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon

Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” arsyen përse Shqipëria ka naftën me çmimin më të shtrenjtë në rajon.

“Më lejoni tani t’ju them diçka për këtë të karburantit, se e dëgjoj edhe e dëgjoj. Kur ne vendosëm taksën e karburantit, ishin në ato momente kur paraardhësi im përsëriste pa pushim, se ju pret fati i Greqisë, sepse ai e dinte çfarë grope kishte lënë. Shqipëria e vitit 2013 rrezikonte të mos jepte rrogat dhe pensionet. Thirrëm FMN dhe u ulëm për të rimarrë në dorë frenat e ekonomisë, çfarë gjykuam? FMN na tha duhet të ulni rrogat dhe pensionet, ne u thamë kjo nuk bëhet. FMN na tha duhet të rrisni taksat, sepse ku do i gjejmë lekët. Duke i parë me kujdes të gjitha ato mundësi që kishim dhe duke përfituar nga fillimi i rënies së çmimit të naftës, ne e pamë më të arsyeshme që të taksojmë ata që duke qenë përdorues makinash dhe ndotës më të mëdhenj, mund të merrnin më shumë barrë”, tha Rama duke shpjeguar se taksa e qarkullimit nuk kishte lidhje direkte dhe vetëm me mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me mbylljen e gropës në buxhet, që sipas tij kishte lënë qeveria e mëparshme.

“Jam shumë dakord, sot nafta në Shqipëri ka një çmim që është më i lartë se në vendet e rajonit, ka dy arsye: e para sepse ose do të taksojmë atje, ose diku tjetër. Ne nuk kemi dashur të taksojmë diku tjetër dhe kemi ulur taksat për 97 për qind të shqiptarëve, i kemi ulur taksat dhe nga ana tjetër nafta në fillim të vitit 2013 ka qenë 1920 lekë, sot varion 1700-1750.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat