Vlorë, mjekut i hedhin shishen me benzinë në derën e shtëpisë

Shqipëria

Vlorë, mjekut i hedhin shishen me benzinë në derën e shtëpisë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:46
Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “2 maji” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë derdhur një shishe me benzinë në derën e një mjeku.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj shefit të pavionit të Gjinekologjisë së Spitalit Rajonal.

Efektivë të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe një hetim ka nisur lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat