Ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm: Keni 1 orë kohë për të aplikuar

Shqipëria

Ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm: Keni 1 orë kohë për të aplikuar

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:48
Ambasada amerikane

Ambasada amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ndjekin programet e studimit Fulbright dhe Humphrey.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, Ambasada bën me dije se, sot do të hapen aplikimet, ndërsa të interesuarit do të kenë në dispozicion vetëm një orë kohë.

“Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohuni me ne sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit.

Për më shumë informacion në lidhje me këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë”,- thuhet në faqen e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat