Berisha publikoi videon perverse, "mbrojtja" e mësuesit: Duan të më prishin imazhin

Shqipëria

Berisha publikoi videon perverse, "mbrojtja" e mësuesit: Duan të më prishin imazhin

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:17
Fatmir Dervina

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje për një video të një mësuesi, e cila kishte përmbajtje erotike Prokuroria dhe policia ka nisur hetimet.

Sipas burimeve të Panorama, Policia dhe Prokuroria e Krujës nisin hetimet në lidhje me publikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për rastin e mësuesit. Mësohet se Fatmir Dervina është shoqëruar ne policinë e Krujës dhe po pyetet ne lidhje me videon perverse që qarkullon në rrjetet sociale.

“Po punojnë Specialistët për Krimet në Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. Aktualisht mësuesi ndodhet në komisariat dhe po pyetet për videon perverse. Ai nuk ka pranuar të ketë bere ndonjë akt të tillë, duke pretenduar se është video e sajuar për ti prishur imazhin”, sqaruan burime për Panorama nga grupi i hetimit i ngritur për të hetuar këtë ngjarje të rëndë.

Nga ana e drejtorisë arsimore është ngritur gjithashtu një grup pune qe po punon për te vërtetuar këtë ngjarje dhe nëse do rezultojë e vërtetë do ndërmarri masa disiplinore ne lidhje me mësuesin, deri ne përjashtim nga puna thonë burime për Panorama nga drejtoria arsimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat