Gruaja e mësuesit i shkruan Berishës: Ishte lojë, videon e bëri për mua

Shqipëria

Gruaja e mësuesit i shkruan Berishës: Ishte lojë, videon e bëri për mua

Më: 12 prill 2018 Në ora: 06:28
Fatmir Dervina me bashkeshorten

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ditën e sotme një mësues nga Fushë-Kruja, për të cilin u tha se kishte një video erotike, ku edhe ua kishte çuar nxënësve.

Por, pas këtij denoncimi, ka reaguar gruaja e mësuesit Fatmir Dervinës, e cila ka shkuar në profilin e Berishës, duke thënë se video ishte bërë për atë, por gabimisht burri e ka hedhur në Facebook.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se burri nuk ka shkuar në shkollë, madje ka kërkuar dorëheqjen.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të Berishës se burri i saj është socialsit, duke theksuar se ka mbështetur gjithnjë ish-kreun e PD-së.

Image

Reagimi i gruas së mesuesit:

“I nderuar zoti Berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja. Dua t’ju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne Facebook duke menduar se ma ka dërguar mua ne Messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi kështu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape dorëheqjen ndërsa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkëshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkëshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i Shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe Shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk është aq specialist ne përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te vështira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si një prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat