Hapja e negociatave, Mogherini: Momenti i ndryshimeve pozitive

Shqipëria

Hapja e negociatave, Mogherini: Momenti i ndryshimeve pozitive

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:26
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të vijnë në Tiranë më 17 prill, për ti dorëzuar progres raportin qeverisë shqiptare.

Para vizitës në Ballkanin Perëndimor, përfaqësuesja e lartë në Bashkimin Europian, Federica Mogherini tha: “Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së”

Sipas njoftimi zyrtar të zyrës së shtypit të Mogherinit do të takohet me autoritet politike, përfshi dhe përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Ndërsa më 18 shkurt do të jetë në Shkup ku do të marrë pjesë në një takim informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.Qeveria shqiptarë pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat