Adriatik Llalla në “dorë” të Ina Ramës, caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin - Bota Sot
Adriatik Llalla në “dorë” të Ina Ramës, caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin

Shqipëria

E enjte, 18 tetor 2018

Adriatik Llalla në “dorë” të Ina Ramës, caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:58
Ina Rama dhe Adriatik Llalla

Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për ndërprerjen e vettingut. Mes emrave spikat edhe ish-kryeprokuorja Ina Rama.

Ata janë:

1-Sokol Como

2-Luan Daci (relator)

3-Ina Rama

4- Albana Shtylla

5-Ardian Hajdari

Sipas Report Tv ende nuk është caktuar data e mbledhjes së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të shqyrtojë ankimimin e Llallës ku kërkohet që ky i fundit t’i nënshtrohet Vettingut.

Kujtojmë se procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test