Luftë zhurmave dhe papastërtive, Rama: Ministrat edhe sivjet me pushime në Shqipëri

Shqipëria

Luftë zhurmave dhe papastërtive, Rama: Ministrat edhe sivjet me pushime në Shqipëri

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:10
Edi Rama

Në kohën kur pak dite na ndajnë nga çelja e zezonit turistik, kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur në një takim kryebashkiakët e zonave turistike dhe disa Ministra, të cilëve u ka kërkuar të bashkerendojnë punën për një sezon të suksesshëm. Rama vuri diktatin edhe për Ministrat të cilët edhe këtë vit pushimet verore

Në prag të sezonit turistik, Edi Rama mblodhi në Kryeministri  kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare , ku kërkoi motivim dhe një koordinim më të mirë të punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera për të patur nje sezon te suksesshëm.

Rama: Jo të gjitha bashkitë kanë mundësi të përballojnë këto sfida vetëm. Për shembull pastrimi i vazhdueshëm dhe cilësor në kohën e sezonit, ku me të ardhurat e tyre dhe me kontributet e qytetarëve nuk mund të përballohet nga bashkitë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar disa masa konkrete, mbështetëse, nga ana e qeverisë. Në aspektin e sigurisë, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme. Që nga mjetet e ujit, që këtë vit do të kufizohen në mënyrë drastike, deri te kërcënimi i mjediseve nga zjarret janë bërë hapa përpara. Ky do të jetë një vit kthese.

Rama foli edhe  për masat që duhet te merren për të eliminuar zhurmat dhe papastertitë ne zonat turistike, duke paralajmeruar edhe ndeshkime ekstreme per shkelesit e ligjit.

Rama: Kush do të kënaqet me zhurmë gjithë natën, ta ketë këtë mundësi me pika të specifikuara dhe jashtë zonave të pushuesve. Kemi dhe disa ditë për të vendosur çdo pikë mbi i. Zhurmat do të ndëshkohen në mënyrë ekstreme, pas 1 qershorit, kjo vlen edhe për subjektet që derdhin ujëra të zeza në lumenj dhe det.Sa për pastërtinë, turizmi nuk është një aktivitet i izoluar dhe njerëzit që vijnë në Shqipëri, meritojnë të kenë një mjedis të pastër, edhe përgjatë akseve ku ata lëvizin.

Rama bëri të ditur se edhe sivjet ai u ka vendosur “diktatin” Ministrave të tij për t’i kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat